
Skuadra e Korabit ka njoftuar sot ndarjen nga jeta një prej figurave më të spikatura të sportit të Peshkopisë.
Bëhet fjalë për Rasim Shirën, i cili ka vdekur në moshën 68-vjeçare. Shira ka qenë i spikatur në mundje ku është shpallur dhe kampion.
Gjithashtu ai është dekoruar me titullin e lartë “Mjeshtër Sporti” dhe dikur ka qenë President i Klubit Sportiv Korabi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi shpreh ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e të ndjerit Rasim Shira.
Lini një Përgjigje