
Interi do të zbresë në fushë pasditen e sotme në “Arechi”, ku do të presë Salernitanën në ndeshjen e javës së 29 të Serisë A.
Skuadra e Inzagit vjen prej tri humbjesh radhazi dhe përveç kësaj është në vendin e katërt të renditjes me pikë të barabarta me Romën e vendit të pestë.
Milanezët duhet të gjejnë kthesën për të përmbushur objektivin minimal të caktuar nga klubi, kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm. Salernitana do të ishte skuadra ideale për t’u kthyer te fitorja, të paktën në letër, por Interi ka treguar në muajt e fundit se pikërisht ndaj këtyre rivalëve has më shumë vështirësi.
Për sa i përket formacioni zyrtar, titullar nga minuta e parë është graduar, Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar do të kërkojë të lerë gjurmë në këtë ndeshje, për të pasur më shumë minuta në vazhdim. Ndërkohë për sa i përket sulmit, ajo i është besuar dyshes, Lukaku-Korrea.
Formacionet zyrtare:
Salernitana (3-4-1-2): 13 Oçoa, 5 Danilius, 23 Giomber, 98 Pirola; 2 Bron, 18 Kulibali, 10 Vilhena, 3 Bradariç; 87 Kandreva, 20 Kastanos; 99 Piatek.

Inter (3-5-2): 24 Onana; 36 Darmian, 6 De Vrij, 15 Açerbi; 2 Damfris, 23 Barela, 14 Asllani, 22 Mkhitarian, 8 Gosens; 90 Lukaku, 11 Korrea.

Lini një Përgjigje