TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2023, 15:35

Tërmeti 6.9 ballë shkakton panik, ndërpritet ndeshja pasi në stadium tundej gjithçka (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti 6.9 ballë shkakton panik, ndërpritet ndeshja pasi në

Gjatë ndeshjes mes Atletiko Çirikui dhe Universitarios në stadiumin “San Cristóbal”, Panama, u regjistrua një tërmet i fortë, që detyroi zyrtarët ta ndërprisnin takimin prej frikës së krijuar.

Tërmeti me magnitudë 6.9 ndodhi në minutën e 61 të ndeshjes. Gjithçka nisi të lëkundej, me spektatorët që u larguan të tmerruar nga tribuna, duke iu bashkuar lojtarëve në fushë.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë tani…”, – tha një prej komentatorëve. “E vërteta është se kjo dridhje në stadiumin “San Cristóbal” është shumë e fortë. Nuk e di protokollin kur kjo ndodh në një ngjarje sportive, do të mendoja se ndeshja mund edhe të ndërpritet”, u dëgjua gjatë transmetimit.

Ndeshja u ndërpre për 30 minuta dhe fatmirësisht rifilloi më vonë pa asnjë pasojë.

atletiko Çirikui universitario

Lini një Përgjigje