
Ish-sulmuesi i Çelsit, Izi Braun tërhiqet nga futbolli në moshën 26-vjeçare. Anglezi ishte pa skuadër që nga vera e vitit 2022.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Izi Braun shprehet se pas dy operacioneve në tendinën e Akilit nuk mund të vazhdojë të luajë më.
“Vërtet nuk e di nga t’ia filloj, gjithmonë kam menduar se çfarë do të shkruaj në këtë ditë, por nuk e kam menduar se do të vinte kaq shpejt. Është trishtim i jashtëzakonshëm dhe janë shumë i rënduar, por pas një viti të gjatë vuajtjeje dhe dy operacioneve në tendinën e Akilit, më duhet të tërhiqem nga futbolli profesionist”-tha ai.
Lini një Përgjigje