TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2023, 19:25

Fitoi titullin e parë kampion me Ferrarin, ‘kokëkuqja’ e Shumakerit del në ankand, ja shifra e çmendur me të cilën do të shitet

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi titullin e parë kampion me Ferrarin, ‘kokëkuqja’ e

Skuadra nga Maranelo ka vendosur të nxjerrë në ankand një tjetër makinë unike të koleksionit të saj. Bëhet fjalë për një nga makinat më të dashura të tifozëve, atë F1-2000, makina me të cilën, Majkëll Shumaker fitoi titullin e parë kampion me Ferrari.

Makina do të nxirret në ankand nga kompania RM Sotheby’s në Hong Kong dhe parashikohet që çmimi i saj të shkojë deri në 9 milionë euro. Një shumë më e ulët se ajo që u arkëtua për makinën tjetër Ferrari të ish-pilotit gjerman F2003-GA, që u shit 14.5 milionë euro.

Nga gjithsej 13 gara që përfundoi, Shumakeri nuk ishte në podium vetëm një herë, pasi kaloi vijën e finishit si i pesti në Spanjë. Në nëntë gara, ai ishte në shkallën më të lartë. Në total, bolidi F-2000 arriti 10 fitore në 17 gara në sezon, si dhe 10 “pole position” dhe pesë xhiro më të shpejta gjatë vitit. Shumakeri dhe shoku i tij i skuadrës Rubens Barrikelo regjistruan së bashku 21 podiume.

Sezoni i kampionatit të Shumakeri në vitin 2000 i solli Ferrarit titullin e parë të pilotit në 21-vjet. Para kësaj, kjo u bë nga Xhodi Shenkter në vitin 1979, kur ai parakaloi shokun e skuadrës Zhiles Vilaneuv.

Bolidi F1-2000 fuqizohet nga një motor 3.0-litërsh V10 dhe e njëjta bazë u përdor nga 3.0-litra V10 që i solli Shumakerit dhe Ferrarit katër tituj të tjerë kampionë. Në rastin e bolidit F1-2000, motori “rrotullohet” më shumë se 17,000 rrotullime për minutë dhe zhvillon më shumë se 800 kuaj fuqi. Bolidi në foto mban shasinë me numrin 198, dhe Shumakeri e voziti atë kur fitoi pole position në Monako dhe Spanjë.

Gjithashtu, ai fitoi nga rreshti i dytë titullar në Brazil. Për shkak të incidentit në të cilin vetura BAR-Honda e goditi atë në Austri, bolidi nuk e përfundoi garën dhe pas riparimeve të vogla u përdor si rezervë për pjesën e mbetur të sezonit.

I njëjti bolid është shitur në vitin 2014 në SHBA për 1.8 milionë dollarë, por këtë herë pritet një çmim dukshëm më i lartë. Bolidi i kampionatit F1 e Shumakerit në vitin 2003 u shit kohët e fundit për 1.46 milionë franga zvicerane.

ferrari makina e majkëll shumaker

Lini një Përgjigje