TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2023, 19:04

Jo vetëm Juventusi nën hetim për plusvalencat, të përfshirë edhe Igli Tare me Marash Kumbullën

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm Juventusi nën hetim për plusvalencat, të

Nuk është vetëm Juventusi nën hetim për çështjen e plusvalencave për rregullimin e bilanceve financiare. Pas kontrollit nga “Guardia Di Finanza” në zyrat e klubeve të Lacios, Romës dhe Salernitanës, është zbuluar se edhe këta të fundit janë nën hetim nga Prokuroria e Romës dhe Tivolit.

Nuk dihet ende materiali i hollësishëm që ka Prokuoria apo nëse ka përgjime, si në rastin e Juventusit, por është mësuar se janë nën akuzë emrat më të njohur të klubeve në fjalë në sferat drejtuese të cilët akuzohen për mashtrim financiar, ashtu siç ndodh në rastin e bardhezinjve.

Sipas mediave italiane, një prej të hetuarve është edhe drejtori i Lacios, Igli Tare, përkah presidentit Lotito dhe drejtuesve të tjerë të klubit, pasi janë nën hetim 7 transferime futbollistësh nga ana e bardhekaltërve.

Edhe te Roma del emri i një shqiptari, më saktësisht Marash Kumbullës, pasi dyshohet se është vendosur një shifër ekonomike më e fryrë në marrëveshjen për ta transferuar nga Verona.

Për momentin hetimet dhe çështjet e hapura i përkasin gjykatave normale, ndërsa ajo sportive do të marrë në dispozicion dokumentacionin vetëm pasi të bëhet dosja e plotë gati. Edhe në këtë rast, nëse vërtetohen shkeljet, pritet një penalizim me pikë për klubet në fjalë, por parashikohet që ai të ndodhë në sezonin e ardhshëm, pasi nuk janë afatet ligjore që seancat gjyqësore të zhvillohen brenda sezonit aktual.

igli tare marash kumbulla

Lini një Përgjigje