
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit përfundoi në barazim 1-1, teksa fundi i sfidës, aty ku edhe zikaltërit shënuan golin e barazimit shkaktoi polemika dhe tension mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Ishte Romelu Lukaku që pasi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, provokoi tifozerinë vendase me festën e tij duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Por, tensioni u shfaq kur përfundoi ndeshja. Huan Kuadrado kërkoi të sqarohej me portierin e Interit, Samir Handanoviç, por nervat tradhtuan kolumbianin që goditi me grusht kapitenin e zikaltërve.
Ndërkohë, Gjykata Sportive në Itali ka marrë edhe vendimet me aktet e shëmtuara në “Allianz Stadium” ku ka dënuar Kuadradon me tre ndeshje pezullim, ndërsa Handanoviç me një ndeshje pezullim. Sakaq, klubi i Juventusit do të vuajë edhe një gjobë prej 4.000 eurosh, teksa për një ndeshje, tribuna pas porte e bardhezinjve do të qendrojë e mbyllur.
Lini një Përgjigje