TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2023, 23:01

“Magji” madrilene në ‘Camp Nou’, Reali marshon në finalen e Kupës së Mbretit, Benzema shkëlqen me tripletë

Shkruar nga Pamfleti

“Magji” madrilene në ‘Camp Nou’, Reali marshon

Përfundon “El Clasico”. Reali i Madridit ka bërë përmbysjen e madhe, teksa ka mposhtur Barcelonën dhe është kualifikuar në finale. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti shkatërroi katalanasit me rezultatin 0-4.

Miqtë zhbllokuan shifrat në minutën e fundit të pjesës së parë. Pas një kundërsulmi të frikshëm, Vinisius gjuajti drejt portës aty ku ndodhej Benzema që çoi topin në rrjetë, por goli iu quhet brazilianit.

Në pjesën e dytë, më konkretisht në minutën e 50, katalanasit morën një tjetër goditje të rëndë, Karim Benzema mori një asist nga Modriç, i cili u fut bukur brenda zonës dhe përshëndeti rrjetën.

8 minuta më vonë, madrilenët trefishuan shifrat. Benzema nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 80, ishte sërish Benzema, i cili shpartalloi Barcelonën, duke realizuar golin e katërt dhe tripletën e tij personale në këtë ndeshje.

Finalja e “Copa Del Rey”, do të diskutohet mes Realit të Madridit dhe Osasunës.

reali i madridit barcelona "el clasico"

Lini një Përgjigje