
Lufta kundër mashtrimeve sportive në gadishullin e Apenineve vazhdon. “Rasti i fitimeve kapitale”, pasojat e së cilës i vuan Juventusi me minus 15 pikë, nuk është ‘dosja’ e vetme e hapur në Itali.
Agjentët e Njësisë Ekonomiko-Financiare të 'Guardia di Finanza' kanë kontrolluar selitë e Romës, Lacios dhe Salernitanës. Ata e kanë bërë këtë në kuadër të një operacioni për shitjen e lojtarëve dhe ngjarjeve sportive ndërmjet sezoneve 2017-2018 dhe 2020-2021.
Ministria Publike do të hetonte, sipas “La Gazzetta dello Sport”, “mashtrimin, lëshimin e faturave për operacione inekzistente dhe krimet e komunikimeve të rreme të koorporatave”.
Duhet mbajtur mend se deri pak më shumë se një vit më parë, Lacio dhe Salernitana kishin një pronar: Klaudio Lotiton.
Ministria do të vëzhgonte “kontratat e nënshkruara mes dy kompanive”, me vëmendje të veçantë për “fitimet kapitale” të famshme: “Do të studiojë pagesat e bëra dhe modalitetet me të cilat ato vendosin çmimin zyrtar të shitjes dhe vlerën e lojtarëve".
Lini një Përgjigje