TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2023, 20:17

Nga shkëlqimi në fushë i shkoi shumë afër tragjerdisë, ish-lojtari i Benfikës përfshihet në një aksident të frikshëm

Shkruar nga Pamfleti

Nga shkëlqimi në fushë i shkoi shumë afër

Njëzet e katër orë të paharrueshme, në të mirë e në të keq, për ish-sulmuesin e Benfikës, Oskar Kardozo. Së pari një shpërhtim i vërtetë në fushë, kur 39-vjeçari (do të mbushë 40 vjeç më 20 maj), me fanelën e Kub Libertad (kampionati i Paraguait) shënoi katër gola, të gjitha gjatë pjesës së parë të ndeshjes, kundër Serro Porteno.

Veçoritë e pokerit të Kardozos (i cili luajti edhe me Trabzonsporin dhe Olimpiakosin) nuk mbarojnë këtu, sepse i fundit nga të katër golat erdhi me penallti, ku sulmuesi lëshoi një predhë me të majtën aq të fuqishme sa detyroi portierin kundërshtar të heqë dorë nga çdo lloj ndërhyrjeje dhe të largohet për ta shmangur.

Por nga shkëlqimi në fushë ka shkuar shumë afër një tragjedie në një hark të shkurtër. Në një xhip pa targa në rrugët e Asunsion, Kardozo ishte padashur protagonisti i një aksidenti spektakolar, duke u përplasur fillimisht me një automjet tjetër dhe më pas duke u përplasur me një shtyllë.

Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tragjike, siç raporton vetë Kardozo në një postim në Instagram: “Së pari ju njoftoj të gjithëve se falë Zotit jam mirë dhe se edhe pala tjetër e përfshirë është mirë, ka pasur vetëm dëme materiale. Faleminderit të gjithëve”.

oskar kardozo ish-lojtari i benfikës

Lini një Përgjigje