TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2023, 19:34

Gati të punojë falas për kombëtaren e Ukrainës, trajneri kroat në bisedime me drejtuesit e Federatës

Shkruar nga Pamfleti

Gati të punojë falas për kombëtaren e Ukrainës,

Media të shumta botërore kanë raportuar se ish-lojtari i Hajdukut të Splitit dhe i kombëtares kroate, dëshiron të drejtojë Ukrainën si trajner.

Raportohet se Slaven Biliç ka pasur një takim me drejtuesit e Federatës së Ukrainës, ku u ka premtuar se do të punojë falas. Trajneri dalmat u shkarkua nga Uotfordi për shkak të një sërë rezultatesh negative, por deri në fund të kontratës përfiton një shumë prej 400.00 paund, pak më shumë se 455.000 euro.

Gati të punojë falas për kombëtaren e Ukrainës,

Slaven Biliç fillimisht do të punojë falas dhe kur t'i mbarojë kontrata me Uotfordin, atëherë do të dëshironte të nënshkruante një kontratë profesionale me Federatën e Ukrainës.

Pyetja e vetme është se çfarë do të ndodhë me Ruslan Rotan, trajnerin aktual të Ukrainës?

Kombëtarja e Ukrainës merr pjesë në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024. Ata kanë luajtur një ndeshje të cilën e humbën nga Anglia me rezultatin 2-0 në Londër.

Në qershor, Ukraina do të presë Maqedoninë e Veriut dhe më pas Maltën.  Gjithashtu edhe kombëtarja italiane është në grup me ta. Slaven Biliç mund të bëjë debutimin e tij si trajner i Ukrainës në këto ndeshje, ndërkohë që dy skuadrat më të mira të grupit do të kalojnë në finalet e “EURO 2024”.

slaven biliç trajneri kroat ukraina

Lini një Përgjigje