
Kongresi i 47 i UEFA-s mblodhi së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendime që ndihmojnë në formësimin e futbollit europian.
Aleksandër Ceferin, u konfirmua në krye të UEFA-s, pasi ishte i vetmi kandidat në garë.
“Dua t’u falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen. Është nder dhe përgjegjësi e madhe kjo detyrë. Dua t’u premtoj se do të jap më të mirën time për të mos ju zhgënjyer juve dhe futbollin”, deklaroi 55-vjeçari.
Aleksandër Ceferin u zgjodh për herë të parë në krye të UEFA-s në 2016 ku fitoi përballë Platini ndërsa u rizgjodh për herë të dytë në 2019.
Lini një Përgjigje