TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2023, 21:09

Skuadra braziliane “nën shënjestrën” e drejtësisë sportive, 9 futbollistë të dyshuar për trukimin e ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Skuadra braziliane “nën shënjestrën” e

Nëntë ish-lojtarë të skuadrës së CTE Colatina nga shteti brazilian Espírito Santo, janë vënë nën shënjestrën e drejtësisë sportive të këtij shteti, pas dyshimeve se janë përfshirë në skandalin e basteve.

Në lojë janë faktet e ndodhura në takimin e sezonit të kaluar me Rio Brankon, ndeshje e vlefshme për raundin e 6 të “Copa Espírito Santo” 2022, takim i cili përfundoi me rezultatin 4-0, ku në disa situata, u luajt në baste me oferta të konsideruara të dyshimta. Dy nga këto lëvizje, rezultuan në dy gola për Rio Brankon.

Nëse dënohen, lojtarët mund të gjobiten nga 100 deri në 100 mijë euro dhe gjithashtu do të pezullohen nga 6 deri në 12 ndeshje.

cte colantina rio branko futbolli brazilian

Lini një Përgjigje