
Armand Duka është zgjedhur sërish që të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pas votimeve të bëra në Kongres.
Presidenti i FSHF-së me 45 vota nga 55 të mundshme, më shumë se të gjithë kandidatët e tjerë, do të jetë pjesë e Ekzekutivit të organit më të lartë të futbollit europian dhe për katër vite të tjera.
Ai do të jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv së bashku me 6 anëtarët e tjerë që u votuan pas tij.
Në vitin 2019, Duka kishte 36 vota, ndërsa sot 45 vende preferuan të zgjidhnin kreun e FSHF-së. Siç shihet jo vetëm në Shqipëri duke dhënë një ndihmë të madhe për infrastrukturën, por edhe përtej kufijve puna e presidentit të Federatës po jep frytet e veta.
Lini një Përgjigje