TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2023, 16:23

Ceferin përgëzon finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë dhe sulmon Perez: Personazh i Kësulëkuqes, ujk i veshur si gjyshe

Shkruar nga Pamfleti

Ceferin përgëzon finalen e Ligës së Konferencës në

Ditën e sotme, Aleksandër Ceferin u konfirmua president për herë të tretë, pasi nuk kishte asnjë rival garë. Përpara se të merrte këtë mandat, kreu i UEFA-s foli edhe për Superligën, ndërsa e sulmoi ashpër atë.

Ai përmendi edhe Ligën e Konferencës, finalja e së cilës u zhvillua në Tiranë vitin e shkuar, si një prej arritjeve të mëdha dhe të suksesshme për futbollin europian.

Ka klube që po e menaxhojnë veten në mënyrë të pamatur. Ne mbështetemi në meritat sportive.

Nuk ka vend për kartele në futbollin europian. Futbolli nuk është pronë e askujt, në realitet i përket të gjithëve. Interesi i përgjithshëm duhet të jetë më i madh se interesi individual i tre klube.

Ceferin u referohet Realit, Barcelonës dhe Juventusit. Ata që promovuan këtë projekt thonë se duan të shpëtojnë futbollin. Superliga është kthyer si personazhi i Kësulëkuqes: Një ujk me veshjen e një gjysheje.

Me kë po tentojnë të tallen? Ata janë kartele mbi meritokracinë dhe demokracinë. Janë paratë mbi trofetë. Ligat kombëtare duhet të vazhdojnë të jenë gurët e themelit të futbollit. Ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të mbrojtur modelin”, theksoi Ceferin.

aleksandër ceferin presidenti i uefa-s

Lini një Përgjigje