
Tashmë është zyrtare. Gentian Mezani nuk do të jetë më trajner i Laçit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kurbinas nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Shkarkimi i vlonjatit ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta, teksa humbja 2-1 ndaj Kastriotit duket se ka rezultuar fatale.
Njoftimi i klubit të Laçit:
KF Laçi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Gentian Mezani për shkak të rezultateve të arritura. Në 15 ndeshje në kampionat skuadra u mund 8 herë dhe mori një barazim, ndërsa u eliminua edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Klubi është i angazhuar që ekipi të rikthehet menjëherë te rezultatet pozitive.
View this post on Instagram
47-vjeçari i lindur në Vlorë qendroi në krye të skuadrës për 19 ndeshje. Ekipi mori mesatarisht 1.37 pikë për ndeshje dhe aktualisht renditet në vendin e 8. Mezani ka drejtuar më parë skuadra të njohura si Luftëtari apo Flamurtari, ndërsa në Kosovë do mbahet mend për eksperiencën te Gjilani.
Lini një Përgjigje