TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2023, 21:01

Rrahmani-Napoli drejt rinovimit të kontratës, mungon vetëm zyrtarizimi mes palëve

Shkruar nga Pamfleti

Rrahmani-Napoli drejt rinovimit të kontratës, mungon vetëm

Amir Rrahmani, mbrojtësi në pronësi të Napolit me shumë mundësi do të nënshkruajë kontratën e re me napolitanët, të vlefshme deri në vitin 2027.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, mungojnë vetëm detajet e fundit për t’u përcaktuar, por zyrtarizimi ka gjasë të arrijë së shpejti. Napoli pas rinovimit të mbrojtësit brazilian, Huan Zhesus, synon të fokusohet edhe tek ai për të siguruar repartin e mbrojtjes.

Këtë sezon, Rrahmani ka zhvilluar gjithsej 26 paraqitje mes kampionatit italian dhe Champions League dhe ka realizuar dy gola.

Lojtari “Dardan” ka kualitete të mëdha në prapavijën napolitane. Futbollisti është përmirësuar shumë që nga ardhja e tij në sesionin e merkatos së verës të vitit 2020 nga Verona dhe gjeti menjëherë ambientin e duhur për të bërë më të mirën.

amir rrahmani mbrojtësi kosovar napoli

Lini një Përgjigje