
Janë luajtur mbrëmjen e sotme, 2 duelet e prapambetura të Premier Ligës, të vlefshëm për javën e 25 të kampionatit.
Mançester Junajtid triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Brentfordit, teksa ishte Rashford ai që vendosi sfidën me golin e realizuar në minutën e 27.
Ndërkohë në duelin tjetër të zhvilluar mbrëmjen e sotme, Njukastëlli, triumfoi me rezultatin 1-5 në transfertë ndaj Uest Hemit, duke regjistruar kështu fitoren e katërt radhazi, teksa kanë parakaluar Totenhemin dhe janë pozicionuar në vendin e tretë me 53 pikë, po aq sa Junajtid, që mban vendin e katërt, për shkak të golavarazhit.
Lini një Përgjigje