TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2023, 16:17

Broja bashkohet me teknikun e “zemrës, Çelsi rikthen në pankinë legjendën e skuadrës

Shkruar nga Pamfleti

Broja bashkohet me teknikun e “zemrës, Çelsi rikthen në

Çelsi ka zyrtarizuar në stol teknikun Frenk Lampard deri në fund të sezonit, i cili do të zëvendësojë të shkarkuarin Graham Poter.

Ish-mesfushori anglez do të drejtojë për herë të dytë skuadrën e “Bluve”, që për herë të parë u ul në stol në vitin 2019 deri në vitin 2021, kur u shkarkua në mes të sezonit.

Ai do të mbyllë sezonin me Çelsin, teksa deri në verë drejtuesit pritet të zgjedhin njërin mes Luis Enrikes dhe Julian Nagelsmanit, me spanjollin që duket më favorit.

Pas këtij zyrtarizimi, pronari i Çelsit, Tod Bohli u shpreh shumë i lumtur.

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Frenk në “Stamford Bridge”. Ai është një legjendë në këtë klub dhe në Premier Ligë. Ndërsa ne vazhdojmë procesin tonë të plotë për një trajner të përhershëm, duam t’i ofrojmë klubit dhe tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qendrueshëm për pjesën e mbetur të sezonit.

Ne duam t’i japim vetes çdo shans për sukses dhe Lampard ka të gjitha karakteristikat dhe cilësitë që na duhen për të na çuar në vijën e finishit. Kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Volves të shtunën dhe më pas do të kthejmë vëmendjen tonë në çerekfinalen e Champions League kundër Realit të Madridit javën e ardhshme. Të gjithë do t’i japim Frenk mbështetjen tonë të plotë, pasi synojmë të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm nga të gjithë ndeshjet tona të mbetura”, është shprehur numri një i klubit anglez.

frenk lampard ish-mesfushori anglez Çelsi

Lini një Përgjigje