
Nuk është preferencë e parë për Zhoze Murinjon, por ky detaj ka pak rëndësi për drejtuesit e Romës, të cilët i kanë ofruar Marash Kumbullës rinovimin e kontratës. Xhani Vitali, agjenti i qendërmbrojtësi kuqezi ka zbuluar disa prapaskena interesante përpara kalimit të tij në kryeqytet:
“Napoli ishte i interesuar për të në janar të vitit 2021, por Kumbulla dëshironte të mbyllte sezonin me Veronën. Më pas në verë kishte një interesim të madh nga të gjithë ekipet “BIG” të Serisë A, por Roma ishte ekipi më i vendosur”, u shpreh agjenti i Kumbullës duke u ndalur më pas te përfaqësimi i tij me përfaqësuesen shqiptare:
“Debutoi shpejt me përfaqësuesen e Shqipërisë. Pas disa ditësh zhvilloi një ndeshje të mirë me Poloninë, sigurisht që kombëtarja për të përfaqëson diçka të madhe, shpresoj që të arrijë disa objektiva që ata kanë”, theksoi ndër të tjera agjenti i Kumbullës.
Lini një Përgjigje