
Nejmari pritej të shkruante historinë me “parizienët” e PSG-së, mirëpo 6-vite pasi u transferua në kryeqytetin francez për plot 222 milionë euro, “fantazisti” brazilian tashmë shihet shumë larg Francës, me bordin e klubit që tashmë e sheh jashtë projektit yllin e sulmit, i cili deri më tani ka shënuar 118 gola në 173 herët që ka zbritur në fushën e blertë me fanelën e PSG.
Tashmë e ardhmja e ekipit të drejtuar nga Kristof Galtier përqendrohet rreth Kilian Mbapesë, me skuadrën që dëshirojnë t’i japin një drejtim të ri projektit të tyre dhe gjithçka varet nëse “bomberi” francez do të pranojë rinovimin deri në vitin 2025 me klubin “parizien”. Rinovimi i “Pleshtit”, Leo Mesi, është gjithashtu i papërcaktuar, ndërsa Presidenti kërkon largimin e Nejmarit në verë
Sipas prestigjiozes franceze, “Le Parisien”, bordi drejtues i francezëve është tepër i shqetësuar për dëmtimin e kyçit të këmbës së “fantazistit”, dëmtim ky që e la brazilianin jashtë fushave të blerta deri në fund të këtij sezoni. I operuar me sukses në Katar, 31-vjeçari vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që pësoi në shkurt kundër Lilës. Ai nuk mundi të luante në fazën e 1/16-ve të UEFA Champions League kundër Bajernit të Mynihut dhe tashmë drejtuesit e PSG e kanë humbur durimin me “dëmtimet” e shpeshta të sulmuesit brazilian.
Nejmar është nxjerrë në shitje nga klubi që verën e kaluar, por nuk kishte asnjë ekip, ku padyshim faktor kryesor është paga e majme që ai merr te francezët.
Al-Khelaifi duke se do të tentojë ta “rinisë” projektin e tij te PSG-ja, me bordin dhe Presidentin që duan të nënshkruajnë me lojtarë të rinj francezë në mënyrë që projekti, i cili lindi për të bashkuar lojtarët më të mirë në botë, t’i ngjajë një ekipi të madh evropian në sjellje. Për këtë arsye, Nejmari, do të duhej të bënte një hap përpara dhe të largohej nga kryeqyteti francez, synim ky që nuk hyn në planet e lojtarit.
Lini një Përgjigje