TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2023, 10:24

Të maskuar, hajdutët tentojnë t’i grabisin shtëpinë Mesit

Shkruar nga Pamfleti

Të maskuar, hajdutët tentojnë  t’i grabisin

Lionel Mesi është duke menduar rikthimin e bujshëm te Barcelona, ndërkohë dy persona me kapuç kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e Lionel Mesit në Barcelonë.

Ky operacion nuk është finalizuar dhe grabitësit nuk ia dolën ta përmbushin me sukses misionin e tyre.

Sipas “Antena 3”, e cila kishte akses në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, disa hajdutë të veshur me të zeza dhe me maska, u hodhën nga muri dhe u futën në oborrin e shtëpisë së ndërkombëtarit argjentinas, por pa ia dalë të kryenin me sukses qëllimin e tyre kriminal.

Ata u përpoqën të hapnin dyert dhe dritaret, por dështuan. Më pas ata vendosën të largoheshin nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia spanjolle.

Në kohën kur Messi nuk po rinovon me PSG-në dhe pritet një rikthim i bujshëm te Barcelona, në Spanjë duket se nuk po i ofrojnë një pritje të ngrohtë kampionit të botës.

Të maskuar, hajdutët tentojnë  t’i grabisin

barcelona lionel mesi policia spanjolle

Lini një Përgjigje