TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2023, 18:28

I mjaftuan vetëm 4 minuta në fushë, “magjiku” Mehmeti i dhuron 3 pikët Bristol Sitit në përmbysjen spektakolare

Shkruar nga Pamfleti

I mjaftuan vetëm 4 minuta në fushë, “magjiku” Mehmeti

Vetëm 4 minuta në fushë i mjaftuan Anis Mehmetit ditën e sotme për të gjetur golin e parë me fanelën e Bristol Sitit në Championshipin anglez. Talenti shqiptar hyri në fushë në minutën e 81, duke zënë vendin e Bell, teksa në minutën e 85, shënoi golin e fitores 1-2 kundër Stokes në transfertë.

Vendasit shënuan të parët në minutën e 36, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që Vyner dhe Mehmeti përmbysën gjithçka në minutat 72 dhe 85. Kjo ishte fitorja e 13 në kampionat për Bristol Sitin, ndërkohë që për Mehmetin, goli i parë erdhi në ndeshjen e tij të 11.

22-vjeçari gjithashtu ka regjistruar edhe 1 asist në kampionat. Pas ndeshjes, shqiptari i është vendosur epiteti “Magjiku Mehmeti” nga mediat britanike.

anis mehmeti talenti shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje