TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2023, 17:24

Vlerësimi për lojtarin e kombëtares kuqezi, Jasir Asani më i miri i muajit mars dhe në “top 11”

Shkruar nga Pamfleti

Vlerësimi për lojtarin e kombëtares kuqezi, Jasir Asani më i

Jasir Asani është përzgjedhur lojtari i muajit mars në Korenë e Jugut, duke qenë gjithashtu dhe në formacionin më të mirë. Sulmuesi anësor i kombëtares së Shqipërisë, ka spikatur që në fillimin e aventurës së tij në Kore, duke marrë dhe mbështetjen e tifozëve.

Futbollisti i lindur në Shkup shënoi 3 gola në ndeshjen e luajtur në mesin e muajit mars mes Guanzhu dhe Inçeon Juanjtid, e cila përfundoi me rezultatin 5-0.

Ekipi i Asanit ndodhet në vendin e pestë në 5 ndeshjet e luajtura deri më tani në kampionatin korean.

27-vjeçari ka shënuar 4 gola në 4 ndeshjet që është aktivizuar në kampionat.

Asani u grumbullua për herë të parë nga kombëtarja e Shqipërisë. Trajneri Silvinjo i besoi një vend në formacion ndaj Polonisë. Asani bëri një paraqitje të kënaqshme, duke u përshtatur menjëherë me fanelën kuqezi.

Më parë, ai ka luajtur me Vardarin, Shkupin dhe Pobedën (Maqedonia e Veriut), Partizanin (Shqipëri), AIK (Suedi) dhe Kisvarda (Hungari).

Vlerësimi për lojtarin e kombëtares kuqezi, Jasir Asani më i

jasir asani futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje