
Barazim dramatik i Interit në transfertë kundër Salernitanës. Skuadra e Inzagit ishte duke udhëhequr me rezultatin 0-1, deri në minutën e 90, kur Kandreva, shtangu ish-skuadrën e tij, me një gjuajtje nga një kënd thuajse i pamundur, duke e dërguar topin në trekëndëshin e Onanës. Pavarësisht dominimit, Interi nuk arriti të dilte me 3 pikë nga ky takim.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arechi” u zhblokua pas vetëm 6 minutash lojë. Një gol që erdhi pas një aksioni shumë të bukur të ekipit milanez. Një gol që u shlnua nga Gosens pas një asisti të bukur me kokë të dhënë nga Romelu Lukaku.
Ndeshje e mirë e Asllanit gjithashtu që ishte pjesë e aksionit të bukur. Paraqitje e mirë e shqiptarit që u kthye të luante pas shumë kohësh që nga minuta e parë.
Interi pati një aksion të trefishte për gol me portierin Oçoa protagonist me pritje spektakolare, teksa belgu në distancë tepër të afërt e dërgoi topin në traun e portës, ndërsa me pas ndaj De Vraj portieri meksikan i th “JO”, teksa ishte Pirola ai që bllokoi portën te tentativa tjetër e holandezit. Rast i bukur edhe për Salernitanën me Dia që goditi tramversën e portierit Onana dhe ishte i pafat.
Më pas ishte Lautaro ai që mori pasimin perfekt nga Lukaku dhe me fushë të hapur gaboi totalisht duke e çuar topin ne duart e Oçoas në pozicion të prirur, por që gaboi krahun duke dalë nga zona… Sërish Lukaku provoi vetë këtë herë, por Oçoa u përgjigj mjeshtërisht…
Pikërisht kur Interi ishte duke shijuar fitoren, një aksion pa pretendim dhe një krosim gjysmëkros nga Kandreva gjeti totalisht në gjumë portierin Onana që nuk llogariti trajektoren dhe pësoi gol…
Plot 11 gjuajtje në portë regjistruan interistët, por kjo nuk mjaftoi, pasi Oçoa ishte në një ditë spektakolare, duke i mohuar disa gola të sigurtë.
Paraqitje pozitive edhe për Asllanin që qëndroi në fushë 66 minuta. Për sa i përket pikëve, me këtë barazim Interi shkoi në kuotën e 51 pikëve. Fitorja e fundit e zikaltërve daton më 5 mars ndaj Leçes.
Lini një Përgjigje