TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Qershor 2026, 16:34

Aksident në Pogradec, mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në përrua; plagoset drejtuesi

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Pogradec, mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në përroin e fshatit.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari nuk paraqet rrezik për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në daljen e mjetit nga rruga.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

 

aksident në pogradec

Lini një Përgjigje