TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2023, 17:29

Luftë pa fitues në supersfidën e Kategorisë së Parë, Skënderbeu ruan kreun

Shkruar nga Pamfleti

Luftë pa fitues në supersfidën e Kategorisë së

Supersfida e Kategorisë së Parë mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, është mbyllur në barazim pa gola në Vlorë.

Në një ndeshje të luftuar mes dy skuadrave, ka dominuar më shumë frika për të mos pësuar, me ekipet që rrezikuan rrallëherë portën kundërshtare.

Rastet në të dy portat kanë qenë me pikatore në një ndeshje të luftuar dhe të tensionuar, me ndalesa të shumta për shkak të faulleve që zbehen pak spektaklin që pritej në fushë mes dy skuadrave që pretendojnë të jenë pjesë e elitës në edicionin e ardhshëm.

Në fund, barazimi pa gola më shumë i buzëqeshi Skënderbeut, i cili mbron përkohësisht vendin e parë me 42 pikë, duke lënë 3 pikë pas vlonjatët që mbeten në vendin e tretë.

skënderbeu flamurtari kategoria e parë

Lini një Përgjigje