TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2023, 21:18

Hoqi dorë nga çiklizmi për të mbrojtur Ukrainën, 28-vjeçari humb jetën në betejën e Bakmutit

Shkruar nga Pamfleti

Hoqi dorë nga çiklizmi për të mbrojtur Ukrainën,

Kostia Deneka, çiklisti 28-vjeçar ukrainas, ka humbur jetën në betejën e Bakhmutit, një nga më të përgjakshmet që janë zhvilluar që nga pushtimi i Ukrainës. Deneka kishte hequr dorë nga çiklizmi për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit të tij, por ka vdekur pas një bombardimi më 1 prill.

Luftimet rreth Bakhmutit, në Ukrainën Lindore, të cilat janë ndezur gjatë 10 muajve të fundit, kanë qenë ndër më të ashprat dhe më vdekjeprurëset e luftës, ku ka patur me dhjetëra mijëra të vrarë dhe të plagosur.

Rëndësia strategjike e qytetit është mëse e diskutueshme. Por secila palë është justifikuar duke vazhduar të thotë se po dobëson ushtrinë e tjetrës, me viktima të rënda.

Deneka njihej pak në çiklizmin profesionist ndërkombëtar, por tani ai është bërë heroi i fundit i sportit ukrainas. Në gusht të vitit 2022, rreth 80 atletë ukrainas kishin humbur jetën, duke mbrojtur vendin e tyre. Varrimi i Denekës do të bëhet të dielën, në rrugicën e “Heronjve të Thesarit”, Berkovetski në qytetin e Kievit.

kostia deneka ish-çiklisti ukrainas

Lini një Përgjigje