
Roma bën detyrën në Torino. Ekipi i Murinjos mundi 0-1 torinezët në “Olimpico” të Torinos në një sfidë që rezultoi delikate.
Takimi u zgjidh nga një gol i Dibalës në minutat e para të ndeshjes, me anë të një penalltie. Në Torinon “e tij” një gol për mamanë e tij. Ish-ylli i Juventusit ka dashur t’ia dedikojë mamasë Alisia dhe e ka bërë me një fanelë ku shkruhej, në spanjisht: “Gëzuar ditëlindjen ma”, më pas, si gjithmonë, ka ngritur duart në qiell, në kujtim të babait të ndarë nga jeta kur ishte i vogël.
Me golin e shënuar sot, argjentinasi (11 gola, 6 asiste) është bërë lojtari i dytë që shënon më shumë se 10 gola dhe jep më shumë se 5 asiste në sezonin e tij debutues me Romën në një sezon të Serisë A pas Mohamed Salah (2015-2016).
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla qendroi në stol gjatë gjithë 90 minutave, pasi nuk u preferua nga tekniku portugez.
Roma është në rrugën e mbarë për një kualifikim në Champions League, pasi e sheh veten në vendin e 3 me 53 pikë. Torino e Juriç gjendet në mesin e tabelës.
Ndërkohë në duelin tjetër Verona arriti një fitore dramatike 2-1, në frymën e fundit ndaj Sasuolos. Ky 3 pikësh erdhi si dhuratë, pas gabimit të portierit Konsili në fundin e ndeshjes. 3 pikë shprese këto për Veronën, që ka ngushtuar diferencën në 4 nga Specia e vendit të 17.
Lini një Përgjigje