TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2023, 20:36

Mançester Siti nuk i ndahet Arsenalit, Haland është i frikshëm, De Brojne hyn në histori

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti nuk i ndahet Arsenalit, Haland është i

Mançester Siti ka marrë fitoren e radhës në kampionat. Të besuarit e Guardiolës mundën 1-4 Sauthemptonin në transfertë. Pjesa e parë përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. De Brojne dha një asist për Haland, i cili nuk fali.

Një ecuri e frikshme për ish-sulmuesin e Borusias së Dortmundit në Premier Ligë, duke parë se ai ka arritur në kuotën e 30 golave të realizuar në kampionatin anglez në 27 ndeshje të luajtura.

Në “St Mary Stadium”, Kevin De Brojne theu rekord. Mesfushori belg arriti kuotën e 100 assistëve, duke u bërë kështu lojtari i pestë në Premier Ligë që ka arritur të japë 100 herë pasin e fundit (162 –Gigs/ 111 – Fabregas / 103 – Runo / 102 – Lampard).

Goli i sigurisë erdhi nga Grilish, në minutën e 58. Norvegjezi Haland realizoi një gol për kornizë pak më vonë, duke çuar në këmbë të gjithë stadiumin. Koordinim perfekt, lëvizje spektakolare, topi ishte i pamundur për t’u kapur nga Bazunu.

Ekipi i Seles do ngushtonte shifrat me Mara në minutën e 72, por miqtë thelluan avantazhin me Alvarez, pas një ekzekutimi të saktë të një penalltie.

Siti renditet në vendin e dytë me 67 pikë, 5 më pak se Arsenali kryesues. Skuadra nga Sauthemptoni mbyll klasifikimin me 23 pikë.

 

mançester siti sauthempton premier liga

Lini një Përgjigje