
Vendi i katërt mbetet mirazh për Juventusin. Atëherë kur u mendua se “Zonja e Vjetër” do i afrohej akoma më shumë zonës Champions League, djemtë e Alegrit mposhten 2-1 në “Olimpico” nga Lacio.
Një super-krosim i Zakanjait gjeti Milinkoviç-Saviç, mesfushori serb u tregua i saktë para portës, duke mposhtur portierin Shezni. Gjatë zhvillimit të një këndorje, bardhezinjtë gjetën barazimin me Rabiot, me francezin që shfrytëzoi në maksimum një rrëmujë në zonë.
Nëse te goli i parë ishte në rolin e kamerierit, këtë herë vetë Zakanji bëri golashënuesin, duke “tundur rrjetën” sapo filloi pjesa e dytë. Elseid Hysaj ishte titullar në këtë takim, mbrojtësi shqiptar dha një kontribut të rëndësishëm.
Djemtë e Sarrit konsolidojnë vendin e 2 me 58 pikë. Juventusi është në vendin e 7 me 44 pikë.
Lini një Përgjigje