TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2023, 22:10

Bernard Berisha i jep fitoren Akhmat Groznit, sulmuesi shqiptar “rrëmben skenën” në elitën e futbollit rus (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bernard Berisha i jep fitoren Akhmat Groznit, sulmuesi shqiptar

Ish-futbollisti i Besës dhe Skënderbeut në Superiore, Bernard Berisha, realizoi një paraqitje mbresëlënëse ditën e sotme, teksa asistoi dhe shënoi gol me skuadrën e Akhmat Groznit në kampionatin rus, në triumfin 2-0 të arritur ndaj Uralit.

Në minutën e katërt, 31-vjeçari nga Peja bëri një driblim të bukur në hapësira të ngushta në zonën e kundërshtarit, teksa pasoi te Evgeni Kharin që nuk e pati të vështirë të shënonte golin e epërsisë.

Pas asistimit, radha ishte ta dërgonte vetë topin në rrjetë dhe këtë e bëri në minutën e 57. Berisha përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Uralit dhe ishte i qetë para portës kur shënoi golin e dytë dhe të fitores.

Ky ishte goli i pestë në kampionat për Bernardin, që gjithashtu ka regjistruar dhe 2 asiste. Në fund të ndeshjes, shqiptari i Kosovës, u zgjodh lojtar më i mirë i sfidës.

bernard berisha sulmuesi shqiptar akhmat grozni

Lini një Përgjigje