
Këngëtari i njohur Luiz Ejlli po kalon disa ditë pushimi në Turqi, ku nuk kanë munguar momentet e veçanta të ndara me ndjekësit në rrjetet sociale.
Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” publikoi në InstaStory një fotografi ku shfaqej pranë yllit të futbollit botëror dhe sulmuesit të Barcelonës, Robert Lewandowski.
Me stilin e tij karakteristik plot humor, Luizi e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Duhej edhe një calcetto për ta mbyllur mbrëmjen me Robert Lewandowski”.
Por surprizat gjatë qëndrimit të tij nuk janë mbyllur me kaq.
Gjatë vizitës në Turqi, artisti shkodran është takuar edhe me aktorin e njohur turk Kenan İmirzalıoğlu, i cili është shumë i dashur për publikun shqiptar, falë personazhit të Ezelit.
Dy takimet kanë tërhequr vëmendjen e fansave, duke u shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe duke nxitur komente për “pushime plot surpriza” të artistit shqiptar.

Lini një Përgjigje