TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2024, 21:16

Pritja merr fund, trajneri i beson Mario Mitajt krahun e majtë të mbrojtjes

Shkruar nga Pamfleti

Pritja merr fund, trajneri i beson Mario Mitajt krahun e majtë të

Pritja merr fund. Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj debuton me Al Itihad. Mitaj është aktivizuar titullar në takimin e Kupës ndaj Al-Ain, sfidë që zhvillohet në  “Prince Abdullah al-Faisal Stadium” (Jeddah).

Trajneri francez i Al Itihad, Lorent Blank e pa të arsyeshme të marrë këtë vendim, për futbollistin e afruar në merkaton e fundit. Kujtojmë se Mario Mitaj kaloi te kjo skuadër nga Lokomotiva e Moskës , në formën e huazimit.

Djaloshi i përfaqësueses kuqezi “përqafoi” projektin e Lorent Blank, me shpresën se gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur. Sa i takon kampionatit, Al Itihad renditet në vendin e dytë pas 5 javësh.

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare al itihad

Lini një Përgjigje