
Leçe është eleminuar në mënyrë të befasishme nga Kupa e Italisë, pas humbjes 0-2 nga Sasuolo, skuadër e Serisë B.
Për ndeshjen që u mbajt në “Stadio Via del Mare”, trajneri i vendasve, Luka Goti vendosi të linte në stol mesfushorin shqiptar Ylber Ramadani, pasi ky i fundit ofendoi teknikun në takimin e kaluar pas zëvendësimit.
Gjithsesi, kjo lëvizje e trajnerit të Leçes nuk ka qenë më e zgjuara e mundshme, pasi skuadra u mund me golat e Muharemoviç dhe D’Andrea, duke e mbyllur përpara kohe rrugëtimin në Kupën e Italisë.
Ramadani ndoqi gjithë ndeshjen nga pankina, pasi nuk u aktivizua nga trajneri Goti, teksa debutimin në fushë me fanelën e Leçes e bëri në 10 minutat e fundit Luis Hasa, i afruar gjatë verës në radhët e këtij klubi.
Lini një Përgjigje