TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2024, 18:19

Tekniku i njohur refuzon Dinamon e Zagrebit, Arbër Hoxha ende pa trajner

Shkruar nga Pamfleti

Tekniku i njohur refuzon Dinamon e Zagrebit, Arbër Hoxha ende pa trajner

Dinamo e Zagrebit është në kërkim të një trajneri. Klubi kroat ku luan lojtari shqiptar Arbër Hoxha largoi pak ditë më parë teknikun Sergej Jakirovic, pas humbjes turpëruese 9-2 nga Bajerni i Mynihut.

Mediat raportojnë se klubi nga Zagrebi ka kontaktuar Serxho Konseisaon, ish “timonierin” e Portos. Bëhet fjalë për një ofertë 2 milionë euro në sezon, propozim ky që është refuzuar në mënyrë kategorike nga portugezi.

Gjithsesi, nëse Dinamo rrit ofertën, palët mund të gjejnë ndonjë marrëveshje. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

Tekniku i njohur refuzon Dinamon e Zagrebit, Arbër Hoxha ende pa trajner

arbër hoxha sulmuesi i kombëtares shqiptare dinamo zagreb

Lini një Përgjigje