
Pep Guardiola ka pasur sukses të madh gjatë kohës së tij te Mançester Siti. Por, sipas ish-yllit të Premier Ligës, Tim Hauard trajneri spanjoll ka “shkatërruar futbollin”.
Guardiola, 53 vjeç, mbërriti në “Etihad Stadium” pas eksperiencave të kaluara te Barcelona dhe Bajerni i Mynihut në vitin 2016.
Që atëherë, ish-lojtari spanjoll konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave. Duke fituar trofe të panumërt në të gjithë Europën, Guardiola po ndjek trofe të tjerë në këtë sezon. Por stili i tij i lojës ka acaruar ish-legjendën e Evertonit.
“Pep Guardiola e ka shkatërruar futbollin. I ka mësuar të gjithëve se mund të luajnë futboll duke e ndërtuar lojën nga poshtë. Por jo të gjithë munden. Jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, 3 ekipe në botë mund ta bëjnë këtë shumë mirë”, u shpreh Tim Hauard
Pritet kundërpërgjigjja e Pep Guardiolës.
Lini një Përgjigje