
Ardian Ismajli po zhvillon një sezon fantastik me Empolin. Mbrojtësi i Kombëtares është zgjedhur mes 11 më të mirëve të raundit të pestë në Serinë A, teksa sipas “Who Scored” ka notën më të lartë.
8.31 për Ismajlin që lë pas shumë yje, mes tyre edhe Gabian që i dha tri pikë Milanit në derbin kundër Interit. Krah Ismajlit është shoku i skuadrës Viti, teksa Dodo dhe Dimarko plotësojnë linjën e prapavijës.
Fitorja 0-2 e Empolit në udhëtim kundër Kaljarit dhe paraqitja e shkëlqyer e Ismajlit e bëjnë mbrojtësin kuqezi të preferuar. Me formën aktuale ai duket se po bën shumë fansa dhe vështirë se nga sezoni i ri do jetë më pjesë e Empolit.

Lini një Përgjigje