TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2024, 12:39

Nga Seferi te Ramadani, njihuni me legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Shkruar nga Pamfleti

Nga Seferi te Ramadani, njihuni me legjionarët më të

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban mesfushori i Astanës, Nazmi Gripshi i cili është vlerësuar me notën 8.3. Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi renditet në vendin e dytë për shkak se i dhuroi fitoren skuadrës së tij Bodrumsporit në transfertën me Hatayspor.

Vendi i tretë shkon për Ardian Ismajlin i cili bëri një performancë të shkëlqyer për Empolin në fitoren kundër Kaljarit. Myrto Uzuni është vlerësuar me notën 7.6 pasi ka gjetur një tjetër gol me Granadën. Top 5-shja plotësohet me Ylber Ramadanin.

Nga Seferi te Ramadani, njihuni me legjionarët më të

Lini një Përgjigje