TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2024, 22:01

Elbasani dhe Egnatia ndajnë pikët, Teuta – Dinamo ndahen në ‘paqe’

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani dhe Egnatia ndajnë pikët, Teuta – Dinamo ndahen në

Elbasani ka konfirmuar të gjitha pretendimet që ka për të qenë protagonist në këtë sezon në Superiore, duke barazuar me Egnatian kampione në fuqi në ndeshjen e luajtur sot në ”Elbasan Arena”.

Skuadra verdheblu rivalizoi si e barabartë me rrogozhinasit, të cilët i bënë një start më të mirë ndeshjes, por më pas iu nënshtruan ritmit të vendasve të cilët iu afruan disa herë rrezikshëm portës së Dobjanit.

Por asnjë nga ekipet nuk kishte shënjestrën e duhur për të gjetur rrugën e rrjetës e në fund të dy u desh të kënaqeshin me nga një pikë në këtë duel shumë të ndezur.

Është mbyllur në barazim 1-1 dueli i mbrëmjes mes Teutës dhe Dinamos i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores. Një përballje tepër e luftuar, që në fund nuk prodhoi fitues. 

Dinamo gjeti e para rrugën e rrjetës me Zabërgjën në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që vendasit e Edi Martinit, gjetën baraspeshën me Torrajn. Sulmuesi i hedhur në fushë nga stoli, arriti të shënonte në minutën e 64.

Ky ishte barazimi i parë për Teutën në këtë sezon dhe i dyti për Dinamon. Me këtë pikë, skuadra e Ilir Dajës u ngjit në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta në 6 javë ka grumbulluar 7 pikë. Duelin e radhës durrsakët do e luajnë ndaj Laçit në transfertë, ndërsa Dinamo pret Vllazninë.

 

elbasani egnatia teuta dinamo abissnet superiore

Lini një Përgjigje