TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2024, 20:10

Shtutgarti fiton me “manita, Dortmundi pëson disfatën turpëruese në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Shtutgarti fiton me “manita, Dortmundi pëson disfatën

Borusia Dortmundit është turpëruar pasditen e kësaj të diele në “MHP Arena”, teksa janë mundur nga vendasit e Shtutgartit me rezultatin e thellë, 5-1, në një sfidë, që ishte vërtetë spektakolare dhe plot ritëm.

Sipari i golave u hap që në minutën e 4, me “bomberin” gjerman, Deniz Undav dhe vetëm 17 minuta më vonë boshnjaku Demiroviç dyfishoi shifrat për të mbyllur pjesën e parë, me rezultatin 2-0.

Me fillimin e pjesës së dytë të lojës erdhi dhe goli i tretë për vendasit, këtë herë falë francezit Enzo Milot, ndërsa El Bilal Ture dhe Deniz Undav shënuan edhe dy herë të tjera për të plotësuar “shuplakën” ndaj “verdhezinje”, të cilët golin e vetëm e gjetën falë ish-sulmuesit të Shtutgartit, Serhu Girasi.

Falë kësaj humbjeje katastrofike skuadra e Nuri Sahin mbetet në vendin e tetë të tabelës, me 7 pikë, po aq sa Shtutgarti, që për shkak të golavarazhit renditet në vendin e gjashtë.

borusia e dortmundit shtutgart bundesliga

Lini një Përgjigje