TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2024, 19:41

Kategoria e Parë/ Flamurtari fiton pa probleme ndaj Apolonisë, Kukësi siguron 3 pikët me përmbysje

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Flamurtari fiton pa probleme ndaj Apolonisë,

Flamurtari ka siguruar sot fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke u ngjitur në vendin e dytë në renditje, vetëm një pikë pas Besës së vendit të parë.

Vlonjatët kanë mundur sot në shtëpi me shifrat 3-1 ekipin e Aolonisë, në një ndeshje që nuk kanë vënë kurrë në diskutim, edhe pse atyre iu desh pak kohë për të gjetur golin e parë. Ememe në pjesën e parë e pastaj Oshafi e Pjeshka në të dytën i dhanë një avantazh të ndjeshëm vlonjatëve, ndërsa fierakët thjesht shkurtuan diferencën në fund me Maksutin për të vulosur fitoren 3-1 të Flamurtarit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Kukësi fitoi me rezultatin 2-1 me përmbysje. Në një sfidë shumë të tensionuar ku u dhanë 12 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq, vendasit kaluan menjëherë në avantazh me Mashin. Por në pjesën e dytë ishte Beshiraj i cili u bë protagonist, duke shënuar dy herë për verilindorët dhe përmbysur shifrat që i dhanë tre pikë të arta skuadrës së tij e cila largohet nga zona e ftohtë e klasifikimit.

flamurtari apolonia kategoria e parë

Lini një Përgjigje