TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2024, 17:05

Supergoli i Jorgo Pëllumbit nuk mjafton për Debrecenin, Xhuliano Skuka debuton me gol në Portugali

Shkruar nga Pamfleti

Supergoli i Jorgo Pëllumbit nuk mjafton për Debrecenin, Xhuliano Skuka

Jorgo Pëllumbi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Debrecen luajti në transfertë përballë Nyiregyhaza. Sfida e vlefshme për javën e 7 të kampionatit hungarez, përfundoi me humbjen 2-3 të Debrecen.

Megjithatë, Pëllumbi ishte padyshim një nga më të mirët në fushë. Përtej lojës së mirë në aspektin mbrojtës, shqiptari ishte ai që shënoi golin e parë të kësaj sfide. Në minutën e 8, 24-vjeçari lëshoi një predhë drejt portës kundërshtare, me topin që shkoi në rrjetë.

Por, goli i tij nuk mjaftoi, pasi Debrecen u përmbys dhe doli pa pikë nga kjo ndeshje. Megjithatë, përsa i përket aspektit personal, kjo ishte një ndeshje mjaft e mirë për Jorgo Pëllumbin.

Rrugën e rrjetës, e gjeti edhe Xhuliano Skuka. Ish-sulmuesi i Partizanit, shënoi në debutimin me fanelën e skuadrës së Penafiel, në Kupën e Portugalisë, ndaj Tocha, sfidë të fituar me rezultatin 4-1.

jorgo pëllumbi xhuliano skuka

Lini një Përgjigje