TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2024, 15:56

La shenjë në “EURO 2024”, Ylber Ramadani renditet i pesti në listën e lojtarëve që kanë vrapuar më shumë në fushë

Shkruar nga Pamfleti
La shenjë në “EURO 2024”, Ylber Ramadani renditet i pesti

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është një nga pikat kyçe të Kombëtares shqiptare.

Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në “EURO 2024” të publikuar nga UEFA, ai është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian.

Ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.

ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje