TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2024, 22:25

Nedim Bajrami protagonist në Skoci, mesfushori shqiptar dhuron “show” në ndeshjen e Kupës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nedim Bajrami protagonist në Skoci, mesfushori shqiptar dhuron

Nedim Bajrami protagonist në Skoci. Mesfushori i kombëtares ka dhuruar asistin e parë me fanelën e Gllasgou Rejnxhërs. Në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Dandit, Bajrami shërbeu mjaft mirë për Desers.

Për Bajramin, kjo ishte ndeshja e dytë me fanelën e kësaj skuadre. Kujtojmë se ai u transferua nga Sasuolo, pas rënies nga kategoria të ekipit nga “Reggio Emilia”.

Kalimi në Skoci ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Filip Klement, i cili sheh te futbollisti kuqezi njeriun e duhur për skemat e tij.

nedim bajrami mesfushori i kombëtares shqiptare kupa e skocisë

Lini një Përgjigje