TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2024, 22:47

“Boom Bom Sadiku”, sulmuesi kuqezi shpëton ekipin nga humbja (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Boom Bom Sadiku”, sulmuesi kuqezi shpëton ekipin nga humbja

Armando Sadiku është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Goa-s, në Indinë e largët. Bomberi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në duelin e ditës së sotme ndaj Mohamedan, që përfundoi në barazim 1-1. 

Sadiku shënoi edhe në duelin e javës së parë, ndërkohë që kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi, që shqiptari shënon me ekipin e tij të ri, duke përfshirë një ndeshje kupe dhe 3 miqësore. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JioCinema (@officialjiocinema)

Kujtojmë që Sadiku u transferua te ky ekip gjatë kësaj vere. 33-vjeçari vendosi të mbyllte aventurën e tij me Mohun Bagan, por nuk u largua nga India dhe u transferua te FC Goa.

 

armando sadiku sulmuesi kuqezi goa

Lini një Përgjigje