TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2024, 15:33

Fiorentina mposht Lacion falë dy penalltive, violët marrin fitoren e parë në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Fiorentina mposht Lacion falë dy penalltive, violët marrin fitoren e

Fiorentina ka gjetur fitoren e parë në kampionat. Në javën e pestë të Serisë A, skuadra e Paladinos ka mundur 2-1 në shtëpi Lacion me përmbysje dhe ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve.

Në pjesën e parë, Provedel ka devijuar në shtyllë një goditje të Kolpanit dhe De Gea neutralizoi tre raste të rrezikshme para se të dorëzohej para Gilas në minutën e 41.

Në pjesën e dytë u fut në fushë Gudmundson në minutën e 49 dhe islandezi përmbysi gjithçka me dy penallti në minutat 49 dhe 90.

Në fundin e ndeshjes erdhi edhe një traversë e Guendouzit.

fiorentina lacio seria a

Lini një Përgjigje