TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2024, 23:04

Gafa e Kurtua shkund Realin, madrilenët përmbysin me “poker” Espanjolin e Kumbullës

Shkruar nga Pamfleti

Gafa e Kurtua shkund Realin, madrilenët përmbysin me

Dy gafa të portierëve kanë shënjuar ndeshjen Real Madrid-Espanjol 4-1. Fillimisht ishte Kurtua, ai që pësoi një gol aksidental, duke e devijuar çuditshëm topin në rrjetën e tij, pastaj portieri mik, të cilit i shpëtoi topi nga duart dhe pastaj u dërgua në rrjetë nga Karvahal.

Fitore me përmbysje e “Los Blancos”, të cilët pas gjendjes në disavantazh reaguan furishëm, duke dëshmuar potencialin e madh që kanë. Goli i dytë erdhi në minutën e 75 me anë të Rodrigo, i asistuar nga Vinisius Zhunior.

Pa vonuar shumë, në minutën e 78, madrilenët shënuan edhe golin e tretë, me anë të Vinisius, i asistuar nga Mbape. Në listën e shënuesve nuk mund të mungonte as ylli francez, që ktheu në gol penalltinë e diskutueshme të akorduar në minutën e 88.

Duhet përmendur fakti se në “Santiago Bernabeu” luajti me kohë të plotë edhe mbrojtësi ynë kuqezi, Marash Kumbulla, në qendër të mbrojtjes së Espanjolit. Pas këtij suksesi, skuadra e Karlo Ançelotit ngjitet në vendin e dytë të La Ligës, me 12 pikë, tre më pak se Barcelona kryesuese. Kjo e fundit pret të luajë ndeshjen e javës së 6, ndaj mund të shtojë më shumë pikë në llogarinë e vet.

real madrid espanjol la liga

Lini një Përgjigje