
Vllaznia kaloi 2-0 pengesën Bylis. Në Shkodër, ekipi i Brdariç ushtroi presion konstant, por pa mundur dot të zhbllokonte ndeshjen në pjesën e parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Stojanoviç realizoi, duke i dhënë qetësinë e duhur vendasve.
Në minutën e 80, Bekim Balaj “vulosi” njëherë e mirë fatin e takimit. Për Vllazninë kjo është fitorja e tretë radhazi, me synimin e vetëm që këtë sezon është titulli kampion. Në krahun tjetër, te ballshiotët duhet të punojnë shumë për mbijetesën.
Lini një Përgjigje