
Bajer Leverkusen dhuron spektakël përballë Volfsburgut duke fituar me rezultatin 4-3 e ç’është më e rëndësishmja, arriti dy herë të përmbyste rezultatin.
Plot shatë gola në “BayArena”, kur serinë e finalizimeve e hapën miqtë falë autogolit të Makieles, por në fund festuan vendësit falë golit të Bonifas në kohën shtesë.
Pas epërsisë së shpejtë të “Ujqërve”, Granit Xhaka u bë protagonist me pasimin e tij të saktë për Uirc, që barazoi shifrat, për të ardhur më pas te goli i Tah.
Në fund të pjesës së parë, Volfsburgu përmbysi në 2-3 rezultatin me golat e Borno dhe Svanberg, por në fraksionin e dytë “Aspririnat” jo vetëm që barazuan me Hincapi, por gjetën edhe golin e fitores në frymën e fundit me Bonifas.
Me këtë sukses, Leverkuseni shkon në kuotën e nëntë pikëve, në vendin e dytë, tri më pak se Bajerni i Mynihut.
Lini një Përgjigje